INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasuria e Prince do të ndahet në 6 pjesë

Pasuria e Prince do të ndahet në 6 pjesë

Publikuar më: 08:54 26-04-2016

Që pas vdekjes së Prince, të gjithë e kemi pyetur qoftë edhe një herë veten se çfarë do të bëhet me pasurinë e tij.

TMZ ka gjithmonë përgjigjen dhe sipas raportimeve të fundit thuhet se pasuria e artistit të ndjerë do të ndahet në mënyrë të barabartë tek 6 vëllezërit dhe motrat e tij. Kjo për shkak se burime të sigurta pranë Prince, bëjnë me dije se ky i fundit nuk kishte lënë një testament të shkruar. Shumë njerëz aludojnë se sikundër Tyka është i vetmi vëlla i Prince si nga nëna ashtu dhe nga babai, do t'i kaloje atij gjithcka. Por mesa duket ky nuk është rasti, pasi sipas ligjeve të Minnesota-s, në momentin që nuk ekziston një testament, të drejtën për të trashëguar e kanë edhe vëllezërit apo motrat nga njëri prind. Siç TMZ ka raportuar edhe më parë, pasuria e Prince arrin shifrën e 150 milionë dollarëve!

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771