INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasuria e Sali Berishës

Pasuria e Sali Berishës

Publikuar më: 09:58 04-05-2016

Zbardhet pasuria e familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, për vitin 2015. Ajo që bie në sy është se në pasurinë e deklaruar pranë ILDKP, për 2015 nuk figuron asnjë shpenzim, asnjë e dhënë apo deklarim, për zyrën e tij luksoze. Sipas Shqiptarja.com mungon informacioni nëse zyrën ia kanë bërë dhuratë, paguan qira, ia pagua partia apo e ka blerë?
Ndërsa në deklaratën e pasurisë, figurojnë shtim dhe pakësim llogarish bankare, të ardhurat dhe shpenzimet, blerje apartamentesh dhe shitje dyqanesh nga fëmijët, transferim llogarish, e tje.
Për zyrën nuk deklarohet asnjë informacion edhe neni 4 i ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, parashikon që zyrtarët duhet të deklarojnë pranë ILDKP pasuritë e paluajtshme, burimin e pasurisë, pasuritë e luajtshme të regjistrueshme në regjistrat publikë, sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 (treqind mijë) lekë, vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim, detyrimet financiare të shprehura në lekë ose në valutë të huaj, etj.

Gjithësesi Berisha deklaron një pakësim prej 35 milionë lekë të vjetra, por dhe një shtesë prej 36 mijë dollarë në një tjetër llogari. Ndërsa deklaron dhe 1 milion e 3 qind mijë të ardhura nga paga, 11,900 lekë nga dietat e Kuvendit, 863,520 lekë të ardhura nga pensioni. Kurse bashkëshortja e tij, Liri Berisha deklaron një shtim llogarish në shumat 1,143 lekë, 128 lekë dhe 25,649 lekë dhe 1,496 lekë interesa.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949