INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasuria e shqiptarëve, publikohet shifra nga BSH

Pasuria e shqiptarëve, publikohet shifra nga BSH

Publikuar më: 15:11 15-09-2018

Në pesë vitet e fundit, pasuria financiare e shqiptarëve është rritur me rreth 104 miliardë lekë, ose 12.6%. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo pasuri vlerësohet të jetë rreth 940 miliardë lekë Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, individët zotëronin në fund të muajit korrik 951 miliardë lekë depozita në sistemin bankar, duke ju shtuar e dhe investimet në tituj financiarë si direkte edhe n.p.m investimit.

Investimet e individëve në bono në mesin e këtij viti, kishin vlerën e afro 96 mld lekëve. Ndërkohë, kontributi i individëve në fondet e investimit vlerësohet në rreth 65 miliardë lekë. Një investim tjetër, që ka nisur në vitet e fundit, është ai në obligacione të shoqërive tregtare. Megjithëse nuk ekzistojnë statistika të sakta, vlera e obligacioneve të korporatave llogaritet në rreth 7 miliardë lekë, të mbajtura në pjesën më të madhe nga individë.
Ndërkohë, asetet financiare të individëve arrijnë në rreth 1.13 trilionë lekë. E matur si pasuri për frymë, ajo do të rezultonte në rreth 323 mijë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0030131340026855