INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pasuria nënujore shqiptare po grabitet. Faktet…[VIDEO]

Publikuar më: 10:28 21-11-2018

Agjencia franceze e lajmeve “AFP” ka zbuluar se ujërat e paeksploruara të Shqipërisë janë bërë një atraksion për hajdutët e thesareve që kërkojnë objekte të lashta, pjesë anijesh të mbytura dhe relike të tjera, që janë varrosur në fund të detit prej shekujsh.
“AFP”, pasi ka bërë një përshkrim për ujërat shqiptare shkruan se bregdeti 450 kilometra i gjatë, që laget nga deti Adriatik dhe deti Jon, ka qenë i paarritshëm gjatë regjimit komunist, por sot ujërat janë të hapura, duke joshur arkeologë, por edhe grabitësit e thesareve, të cilët të etur për të eksploruar territore të reja kanë mundur të përfitojnë sende të lashat me vlerë nga bota nënujore. Ata i shesin ato çfarë gjejnë në tregj të zi.
AFP ka pyetur dhe arkeologun Neritan Ceka, që tha se: Pjesa më e madhe e kësaj pasurie gjendet në thellësinë 20-30 metra dhe është lehtësisht e arritshme, pa ndihmën e pajisjeve të posaçme, e ajo pothuajse është zhdukur pa asnjë gjurmë. Nevojiten masa urgjente për të mbrojtur pasurinë e nënujore.
Ekspedita të kryera që nga viti 2006 kanë zbuluar rreth 40 anije të mbytura në brigjet shqiptare, përfshirë mjete që i përkasin shekullit të VII dhe ato të Luftës së Parë dhe së Dytë Botërore. Qindra amfora të epokës romake janë zbuluar po ashtu në fund të detit, të mbuluara nga bimë marine.
Mësohet se vazot antike mund të shiten për rreth 100 euro në Shqipëri dhe shihen në disa restorante luksoze, apo dërgohen jashtë vendin. Ato dalin në ankande për shuma më të mëdha në Londër dhe kryeqytete të tjera të artit.
Po ka dhe nga ato që kanë përfunduar në muze private në vende të ndryshme të botës, si kambana e anijes fatkeqe austro-hungareze “SS Linz”, që u mbyt në brigjet e Shqipërisë me 1.000 pasagjerë në bord, pasi u ndesh me një minë në mars të vitit 1918.
Për këtë problem është intervistuar dhe Auron Tare që ka thënë: “Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë luksin apo ndërgjegjësimin të kuptojë rëndësinë e madhe që kjo pasuri përfaqëson për historinë e vendit dhe civilizimin mesdhetar.

Shkrimi mbyllet me dështimin e policisë shqiptare që e mbështetetur nga Interpol nuk ka gjetur gjurmët e objekteve të vjedhura.

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521