Alan Ashcroft është një elektricist nga Skocia, aktualisht i papunë. Ai nuk ka pasur ndonjë sukses të madh me femrat në jetën e tij, por java e kaluar ka qenë një përvojë për të cilën ai mund të ketë ëndërruar gjithnjë.
Kjo falë ngjashmërisë që ka me ish-futbollistin dhe menaxherin italian të klubit të Leiçesterit, Claudio Ranieri.
56-vjeçari britanik tregon se pas barazimit mes Totenhemit dhe Çelsit, ai ka marrë një autobus për në Leiçester.
“Sapo mbërrita atje, e gjeta veten të rrethuar nga femra të bukura dhe arrita të fle me 26 prej tyre brenda një jave”, i ka treguar ai gazetës “Sunday Sport”.
Ai thotë se nuk ndihet aspak gënjeshtar, pasi në asnjë moment nuk i ka thënë kujt se është Ranieri. “Ishin ato që më ndiqnin dhe më joshnin. Unë thjesht bija pre e tyre, ndihem sikur më ka rënë lotaria”, thotë ai.