INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patentat e reja! Ja ndryshimet dhe procedurat për të marrë lejen e drejtimit

Patentat e reja! Ja ndryshimet dhe procedurat për të marrë lejen e drejtimit

Publikuar më: 18:29 13-01-2017

Patenta e re ka një kategorizim më të detajuar për drejtues të mjeteve të ndryshme si dhe ka më shumë elementë sigurie. Çdo person që dëshiron të pajisjet me këtë patentë ka dy lloj mundësish njëra duke kryer testin për makinat me marshe automatike, gjë që i jep të drejtën e përdorimit vetëm për këto lloj automjetesh dhe provimi tjetër është ai ekzistues, duke iu nënshtruar provimit për marshe manuale, gjë i hap rrugë përdorimit të dy llojeve të automjeteve.

Me ligjin e ri të lejeve të drejtimit, parashikohet të vështirësohet provimi për të marrë patentën. Sipas drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave numri i lejuar i gabimeve nuk do të jetë më 7 por tashmë do të lejohen vetëm 4 gabime që të rezultosh kalues për marrjen e lejes së drejtimit.

Një tjetër risi është kombinimi i lejeve të drejtimit ku në rast se një qytetarë ka patur një leje të kategorisë B, pra autoveturat dhe kamionët ka të drejtë të drejtojë mjetet e kategorisë A1 me kusht që mosha të jetë mbi 21 vjeç, në kategorinë A1 përfshihen motorët me cilindrat deri në 25 kubik.

Drejtuesit e Shërbimit të Transportit Rrugor, theksojnë se tarifat e reja të shërbimit për testimin apo edhe pajisjen me leje drejtimi nuk ndryshojnë, por do të ketë edhe një patentë të veçantë për të rinjtë mbi 16-vjeç. Leja e drejtimit të kategorisë AM jepet për personat me moshë mbi 16-vjeç, të cilët kanë të drejtën të drejtojnë çiklomotorë, mjete me motor cilindrata e të cilave është deri në 50 kubikë dhe që realizojnë shpejtësi deri në 25 deri në 45 km/orë. 

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775