INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patozi: Ja çfarë pres të ndodhë deri më 22 korrik

Patozi: Ja çfarë pres të ndodhë deri më 22 korrik

Publikuar më: 18:54 15-07-2017

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi prej disa ditësh vijon takimet me demokratët e zhgënjyer pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ai thotë se deri më 22 korrik, ditë kur do të zhvillohen zgjedhjet brenda PD për kreun e ri të partisë, mund të ndryshojnë shumë gjëra.

Patozi shpreson në ndërprerjen e fushatës për kreun e PD dhe fillimin e një gare tjetër me rregulla të barabarta loje.

"E vetmja gjë që mund ta shpëtojë PD-në, është që gjatë kësaj jave, eshe pse nuk është kohë e gjatë, por e mjaftueshme që diçka të ndodhë, që kjo garë të ndërpritet. E vetmja gjë mund ta shpëtojë PD-në është ndërprerja e kësaj gare dhe rifillimi i saj me rregulla loje."

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221