INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patozi kritikon Ramën:

Patozi kritikon Ramën: "Mos luaj me çështjen e korrupsionit. Lëri akrobacitë e mbaje drejt timonin"

Publikuar më: 17:31 29-07-2017

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka lëshuar një valë kritikash kundër kryeministrit Edi Rama ndërsa thotë se nuk ka shpresa se kjo qeveri mund të luftojë korrupsionin . Sipas tij, “tani që edhe me ndihmën e Lulzim Bashës e ka vënë të gjithin nën thundër, thotë se janë njerëzit që korruptohen dhe korruptojnë, ndërkohë që sistemi është në rregull”. “Kjo loja e Edi Ramës se kush korrupton me shumë, sistemi apo njerëzit, më kujton atë anekdotën "hip se të vrava, zbrit se të vrava"-shkruan Patozi. Ai shkon edhe më tej duke e akuzuar Ramën se po e përdor sistemin siç do. “Kur donte ta shtrydhte sitemin dhe ta vinte të gjithin në shërbim të vetes, thonte se vetëm ai është problemi, por njerëzit "e shkretë"' nuk kanë faj. Edhe kur ata "fakirët" qëllonin të ishin bajlozë të babëzisë dhe kampionë të grabitjes së taksapaguesve shqiptarë”. Demokrati sjellë në vëmendje çështjen e timonit ndërsa ironizon “mbaje drejt timonin”. “Lëri akrobacitë, Edi Rama, por mbaje drejt timonin, që ta kanë lënë, për të keqen e të gjithëve, ta drejtosh i vetëm! Mos dredho kot, herë duke treguar me gisht sistemin, e herë duke e bërë me dorë nga njerëzit!” Sipas Patozit nuk ka asnjë reformë të përkryer, që do të ishte ilaçi çudibërës për të zhdukur si me magji sëmundjen e korrupsionit të administratës.

“Mjafton që të shikojnë se si sillet me fenomenin kryeministri, ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë, dhe korrupsioni, në mos do të zhduket, do të stopohet apo do të zvogëlohet. Por unë nuk kam asnjë shpresë se ti mund ta bësh këtë, sepse nuk mund te jetë më shumë shqetësim një drejtor hipoteke, qoftë ky edhe i super korruptuar, se sa, fjala vjen, një ministër që nënshkruan një konçension qindra milonësh. Apo edhe ndonjë drejtor i përgjithshëm, sado grykës dhe famëkeq qoftë ai, në raport me vetë kryeministrin, i cili është dispeçeri i të gjitha aferave dhe skandaleve të një qeverie të korruptuar”-shkruan Patozi.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432