INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patozi: Kush është më e rëndë, zgjedhja e Ruçit, apo sulmi ndaj Topallit?

Patozi: Kush është më e rëndë, zgjedhja e Ruçit, apo sulmi ndaj Topallit?

Publikuar më: 16:41 07-09-2017

Dy ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, ish-deputeti i PD, Astrit Patozi shpreh revoltën e tij duke ngritur një pyetje të thjeshtë për dy prej figurave të njohura politike, për Jozefina Topallin , ish-kryetare e Kuvendit në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, dhe Kryetarin e ri e legjislativit të ri, Gramoz Ruçi. Përmes një statusi në Facebook, Patozi pyet se kush është më e rëndë, fakti që Ruçi u bë kryetar apo shpallja armike e popullit, dhe etiketimi si spiune e Sigurimit të Shtetit i Jozefina Topallit.
NJË PYETJE TË THJESHTË PËR ANTIKOMUNISTËT E 2017-ËS
Një pyetje e thjeshtë kam për të gjithë antikomunistët e tërbuar, që thuhet se mezi po presin datën 9 shtator për të shprehur dhe shpalosur revoltën e tyre: Kush është më e rëndë për ju, fakti që Gramoz Ruçi, me propozim të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, nga deputet i përjetshëm i së majtës, që nga viti 1991, dhe së paku në 8 vjetët e fundit kryetar i grupit parlamentar te Partisë Socialiste, do të bëhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë?
Apo që Jozefina Topalli, me propozim të kryetarit të ngrirë (shkrirë) të Partisë Demokratike, nga deputete e përjetshme e së djathtës, që nga 1996-a e këtej (8 vjet prej tyre kryetare parlamenti), të shpallet armike e popullit, spiune e Sigurimit të Shtetit, e korruptuar, etj… etj…, se nuk dua t’i përmend të gjitha çfarë janë thënë e shkruar për të, në mungesë dhe me porosi të fitimtarit plebishitar të 22 korrikut?

Article Logic
Execution time: 0.0018680095672607