INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patozi paralajmëron ministrat e rinj. “Hera e fundit që i shohim në detyrë”

Patozi paralajmëron ministrat e rinj. “Hera e fundit që i shohim në detyrë”

Publikuar më: 16:52 06-09-2017

Në Velipojë është mbajtur takimi i 2 i kabinetit të ri qeveritar Rama 2. Një takim i cili mori vëmendjen maksimale të medias dhe opinionit të gjerë. Por ndërsa pritet që ata të marrin votëbesimin në parlament dhe dekretin e Presidentit, Astrit patozi, i cili do ti mungojë kuvendit në këtë sesion parlamentar ka lëshuar një paralajmërim të fortë për ministrat e rinj.
Astrit Patozi:
MUND TË JETË HERA E FUNDIT
E bën mirë që i mbledh ministrat e padekretuar ende, qoftë edhe në takime informale, sepse besohet që çdo konsultim apo debat është më mirë se sa t'i dish dhe t'i bësh të gjitha vetë.
Por që i nxjerr në TV dhe prodhon kaq shumë lajme dhe thashetheme për to, kjo nuk shpjegohet dot me logjikë normale.
Sepse të gjithë e dinë se kur qeveria të votëbesohet, nuk do të ketë më, as lajme dhe, as njoftime, si për mbledhjet, ashtu edhe për vendimet e saj.
Por gjithçka do të rrotullohet dhe qendërzohet rreth asaj që do të thotë dhe më pas do të ekzekutojë "timonieri" i vetëm i Republikës së Re. Marrëveshja e 18 majit ia bëri edhe këtë të mirë Shqipërisë. I shtoi ndriçimin dhe frymëzimin udhëheqësit.
Ky është rasti i vetëm në botë, kur seancave stërvitore të një skuadre i jepet më shumë rëndësi se sa ndeshjes.
Ndaj mbajini mend mirë këto pamje, se mund të jetë hera e fundit që i shikoni ato burra dhe gra si ministra, pavarësisht se me veshje jozyrtare, duke hyrë e dalë, jo nga zyrat e shtetit, por prej hoteleve turistike.
Që prej të hënës ata mund të kthehen të gjithë në identitet, si figurantë të një qeverisje tërësisht personale”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783