INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patozi: Përjashtimi im nga gara për kreun e partisë, turpi i radhës për PD

Patozi: Përjashtimi im nga gara për kreun e partisë, turpi i radhës për PD

Publikuar më: 17:09 15-07-2017

Kur edhe një javë na ndan nga zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, Astrit Patozi vijon takimet me demokratët në mbarë vendin. Patozi u shoreh se përjashtimi i tij nga gara për kreun e partisë, është turp i radhës i PD-së.

lg.php.gif

lg.php.gif

Duke u ndalur tek takimet e tij me demokratët në Vlorë e Durrës, thotë se është njohur me shqetësimet e tyre për situatën në PD.


"
Ajo që kam konstatuar me shumë kënaqësi është fakti që PD është e gjallë dhe instinktet e saj janë funksionale, pasi kjo që po ndodh është dramatike. Është e kundërta e asaj që duhet të ndodhte pas një humbje katastrofike që ne pësuam në këto zgjedhje. Te demokratët e Durrësit dhe Vlorës kam parë një reagim të jashtëzakonshëm për ta mbajtur të bashkuar PD-në dhe për ta ringritur shumë shpejt atë. Unë besoj se ky mision ia ka vlejtur për dy qëllime. Së pari që demokratët që janë lënduar nga ajo që na ka ndodhur në këto 4 vite, po sidomos humbja dërrmuese që ne morëm në zgjedhjet e 25 qershorit, nuk janë të izoluar. Njerëzit kanë parë se janë shumë që mendojnë si ata. Ne kemi pasur shumëfishin e pjesëmarrjes në turin që po organizon Basha për garën në PD, ndërkohë që ne jemi jashtë kësaj gare. Ky është një reaksion i cili ndodh në mënyrë kapilare në PD. Demokratët janë të shqetësuar dhe po reagojnë. Po kështu ka edhe një mesazh tjetër për opinionin publik, për Shqipërinë, shqiptarët që nuk janë anëtarë të PD, por që në PD shohin një pjesë të tyre, pasi opozita është një pasuri kombëtare. Shqiptarët e shqetësuar për fatin e PD, nuk pajtohen me atë që po ndodh, se do të ishte fundi i botës në rast se ky aset kombëtar do të pajtohej me një rrëmbim në mes të ditës së mandatit të kryetarit, me një nënshtrim të partisë që solli në vend lirinë dhe demokracinë.", tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.002938985824585