INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patozi tur takimesh, grupi anti - Basha mbledh firmat për Këshillin Kombëtar

Patozi tur takimesh, grupi anti - Basha mbledh firmat për Këshillin Kombëtar

Publikuar më: 15:29 11-07-2017

11 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme në selinë blu, dhe në garë janë Lulzim Basha e Eduard Selami duket se kritikët nuk do të rrinë duar kryq. Duket se Astrit Patozi nuk dorëzohet. Ish-numri dy i Partisë Demokratike edhe pse nuk mundi të bëhej pjesë e garës për lidershipin e ri të Partisë Demokratike, pritet të nisë një tur takimesh me demokratët. Durrësi do të jetë stacioni i parë i Astrit Patozit, ku ai do të organizojë një bashkëbisedim me simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike për të ndarë me ta shqetësimet si dhe për të diskutuar mundësitë e daljes nga situata ku ndodhet Partia Demokratike. Por, kjo nuk do të jetë lëvizja e vetme brenda radhëve të demokratëve. Po kështu një pjesë e anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike i njohur si grupi anti-Basha kanë nisur mbledhjen e firmave për thirrjen e Këshillit Kombëtar.
Të drejtën për thirrjen e këtij këshilli prej 275 anëtarësh veç kryetarit e kanë edhe 1 e 4 e anëtarëve, ndaj për te thirrur këtë forum, kundërshtarëve të Bashës u duhen rreth 69 firma.
Këshilli Kombëtar i PD-së vendos për rregulloren e brendshme të partisë, zbatimin e statutit, si dhe për kandidaturat elektorale, sipas propozimit të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814