Ai e ka shprehur gjithmonë dashurinë e tij për atdheun, me tatuazhet me temë patriotike, me performancat në fushë, si dhe me fjalimet para tifozëve. Në këto ditë konfliktesh të nxehta mes Kosovës dhe Serbisë, Ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-kapiteni i ekipit, Lorik Cana ka hapur arkivat e tij, ku ka gjetur një foto nga fëmijëria e tij në moshën 6-të vjeçare.
Unë në moshën 6-vjeçare. Krenar me plis. Shqiptar. Dardan. Kosova është Shqipëri”, ka shkruar Cana në foton e postuar në Instagram.
Si duket rikthimi pas në kohë e ka bërë Canën të ndihet nostalgjik për fëmijërinë e tij, duke zbuluar për të gjithë kush ka qenë Lorik Cana në moshën 6-të vjeçare.