INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patriotizëm me ligj në Mal të Zi!

Patriotizëm me ligj në Mal të Zi!

Publikuar më: 15:05 11-10-2018

Qeveria e Malit të Zi i miratoi ndryshimet në Ligjin për Simbolet Shtetërore dhe Ditën e Shtetësisë së Malit të Zi, të cilat përfshijnë gjobë prej 300 deri në 2,000 euro për ata që nuk ngrihen në këmbë kur këndohet himni “Oh, agim i ndritshëm i Malit të Zi”. Radio Europa e Lië shkruan se në një vend ku paga mesatare mujore është rreth 500 euro, një gjobë e tillë duhet të jetë një stimul i madh. "Në këtë mënyrë, Mali i Zi, ashtu si çdo vend tjetër, shpreh respektin e tij për karakterin e shtetit dhe identitetin e tij", tha ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviç. Ndryshimet në ligj tani kalojnë në parlament, ku me gjasë do të miratohen, marrë parasysh mbështetjen midis ligjvënësve të partisë në pushtet. Masat sigurisht që pritet të nxisin polemika midis serbëve etnikë të Malit të Zi, të cilët përbëjnë gati një të tretën e popullsisë dhe disa prej tyre refuzojnë të njohin himnin, i cili është miratuar në vitin 2004. Teksti i himnit kombëtar, që më herët ka qenë këngë e njohur popullore, përmban personifikime të ndryshme që datojnë në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Versioni aktual është riformuar nga Sekula Drleviq, themelues i lëvizjes së pavarësisë së Malit të Zi dhe një bashkëpunëtor me pushtimin italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, versioni aktual nuk përfshin referenca ndaj malazezëve me prejardhje serbe, duke nxitur partitë opozitare, kryesisht pro-serbe, të refuzojnë të ngrihen për himnin në parlament. Ish-presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç i cili thotë se është malazez me prejardhje serbe, është ngritur gjithmonë ngadalë kur është kënduar himni dhe njëherë ka thënë se ai e dëgjon atë për shkak të obligimit dhe jo kënaqësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707