Tuna dhe Patrisi sapo janë bërë prindër dhe duket se po shijojnë përgjegjësitë e tyre të reja.
Duket se partneri i këngëtares bukuroshe nuk mund të jetë më i lumtur se kaq, pasi çdo ditë poston foto të djalit të tij. Përjashtim nuk mund të bënte as kjo e sotmja, ku ai ka vendosur që ta nxjerrë djalin shëtitje në park duke përfituar nga ditët plot diell. Megjithatë një fëmijë i vogël nuk është vetëm qejf dhe aspak punë, por në këtë rast duket se edhe puna kthehet në një kënaqësi. Diçka e tillë duket në këtë video ku Patrisi ushqen Tianin e vogël, i cili duket kaq paqësor në krahët e babait të tij.