INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paul Papadimitriou, surpriza e fundit e AllWeb

Paul Papadimitriou, surpriza e fundit e AllWeb

Publikuar më: 10:19 09-10-2017
Në 12 Tetor, Tirana do të jetë vendi ku marketerët më të mirë dixhital, inovatorët dhe folësit do të bashkohen për edicionin e dytë të AllWeb; I vetmi event i këtij lloji në Shqipëri. “Këtë vit kemi tema dhe folës të shkëlqyer. Bazuar në përvojën e vitit të kaluar, ne jemi shumë të sigurtë se çdokush që vjen në konferencë do të dëgjojë diçka të re, të dobishme dhe frymëzuese – thotë Gerti Boshnjaku, një nga organizatorët e eventit. “Koncepti i konferencës është që të ketë prezantime të shkurtra të shoqëruara me sesionin P & P (pyetje-përgjigje) për publikun dhe një panel për një diskutim më të thellë. Pjesë e rrjetëzimit dhe shkëmbimi jozyrtar i ideve me lojtarët kryesorë të industrisë gjithashtu përfshihet në paketë “- vazhdon Boshnjaku. Paul Papadimitriou, bojskauti i inovacionit për startup-et dhe bizneset dhe një strateg marketingu do të jetë një nga folësit e këtij viti. Paul frymëzon audiencën e pesë kontinenteve, në evente madhore dhe në takimet private të Fortune 500. Ai e ka ndarë skenën me lider si ish-presidenti Barack Obama, CEO i Microsoft Staya Nadella, bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak dhe shumë të tjerë. Ai udhëzon kompani në mbarë botën për strategjinë e tyre të inovacionit duke përkthyer teknologjitë e reja të botës në përvoja biznesi të formuara rreth një konsumatori të shtuar, nomadë dhe fisnor. Në AllWeb ai do të flas për përvojën e klientit. Më shumë se 200 pjesëmarrës priten këtë vit, ndër të cilët menaxherë marketingu, përfaqësues të agjencive të marketingut dhe PR, menaxherë drejtues të lartë, sipërmarrës madje edhe studentë. Këtë vit të pranishmit do të kenë një mundësi për të dëgjuar prezantime novatore për mediat sociale, marketingu i përmbajtjeve, web analytics etj.
Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992