Pasi deklaroi javën e shkuar se nuk kishte nënshkruar asnjë kontratë me Bajerni, Benxhamin Pavard duket se do të ketë si destiancion një skuadër tjetër. Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona është skuadra që mund të transferojë lojtarin që luan te Shtutgrati. Një situatë e ndërlikuar kjo për Bajernin që gjatë merkatos së verës u përfol se kishte arritur një marrëveshje me mbrojtësin francez kur ai ishte ende i impenjuar me kombëtaren në Botërorin e Rusisë. Por vetë lojtari e mohoi këtë gjë duke shuar çdo kureshtje.
Ndërkohë, në Barcelonë pritet të bëjnë një ofertë konkrete për lojtarin që shihet si ideali për mbrojtjen katalanase. Pike, Umtiti dhe Alaba që janë tashmë të konfirmuar në repartin difensiv, krahut të djathtë do t’i shtohej ndërkohë element shumë i mirë. Pavard tregoi gjatë Botërorit se di të luajë edhe në nivele të larta, edhe pse luan aktualisht për një skuadër si Shtutgarti në Gjermani. Vlera e lojtarit llogaritet diku te 30-40 milionë euro. Një shumë që nuk është aspak problem për skuadrën spanjolle. Bajerni duket se nuk do të arrijë të përfundojë transferimin e shumëpërfolur në muajt e fundit.