INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pavarësia e Kosovës/ Ambasadori Amerikan kërkon nga Serbia njohjen e Kosovës

Pavarësia e Kosovës/ Ambasadori Amerikan kërkon nga Serbia njohjen e Kosovës

Publikuar më: 14:21 17-02-2019

Ambasadori amerikan Philip S. Kosnett ka uruar gjithë kosovarët për ditën e Pavarësisë, përmes një video të publikuar nga Ambasada amerikane.

Kosnett, duke uruar 11 vjetorin e krijimit të Kosovës edhe njëherë ka shfrytëzuar rastin të thotë qëndrimin e SHBA-ve për zhvillimet politike në vend.

“Qytetarët e Kosovës kërkojnë tri gjëra për familjen dhe shtetin e tyre:

Paqe, Drejtësi dhe Prosperitet.

Prandaj ftoj politikanët kosovar që të punojnë në zhvillimin e  vendit dhe të arrijnë marrëveshjen me Serbinë dhe të arrihet njohja reciproke. Punoni në ndërtimin e rregullit dhe ligjit si dhe luftoni korrupsionin", shprehet Ambasadori.

Kosnett thotë se SHBA-të gjithmonë do të jenë në krah të Kosovës

Ua sjellim video-mesazhin e plotë të ambasadorit Kosnett.

Article Logic
Execution time: 0.0032460689544678