INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pavarësia e Kosovës, Vuçiç: Pala serbe do të dalë me propozim konkret në mars [VIDEO]

Publikuar më: 16:12 17-10-2017

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka bërë publike kohën kur Serbia do të dalë me një propozim konkret për sa i përket pavarësisë së Kosovës. “Muaji mars i vitit të ardhshëm është një datë realiste për ne, ku do të dalim me një propozim për Kosovën dhe Metohinë” tha Vuçiç për mediat serbe. "Kjo me siguri do të jetë një zgjidhje e ndryshme nga ajo e thjeshta si rrahja e gjoksit për territorin tonë prej 1 milionë vjetësh apo nga ajo që pretendojnë të tjerët ku kërkohet të themi, 'jetë të gjatë Kosova e pavarur'. Vuçiç pohoi se do të jetë një zgjidhje që do të kërkojë kompromise të dhimbshme nga të dy anët dhe njëra nga palët do të sulmohet nga të gjitha anët. Duke pohuar faktin se çdo alternativë që ai do të sygjeronte lidhur me çështjen e Kosovës do të interpretohej si zgjidhje imponuese, Vuçiç pohoi se Serbia nuk është e vetme në këtë dialog, sepse SHBA-të, Rusia, Kina, BE-ja kanë të gjithë të drejtën e fjalës. “Po gjithashtu do dëgjohet edhe mendimi i shqiptarëve”-pohoi kreu i shtetit serb. Ai foli edhe për shpalljen e deklaratës kombëtare, një ide kjo e iniciuar nga presidenti Vuçiç, për mbijetesën e kombit serbë, shumë të kritikuar nga shoqëria civile e cila thotë se kjo deklaratë stigmatizon një manifestim të ri të “Serbisë së Madhe”. Presidenti deklaroi se një ekip i profesorëve të shquar po punonte për tekstin dhe se ai beson se "gjithçka do të përfundojë deri në fund të vitit".

Article Logic
Execution time: 0.0037448406219482