INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pavarësia në Kosovë – Opozita e pret me protesta e me flamuj kuq e zi!

Pavarësia në Kosovë – Opozita e pret me protesta e me flamuj kuq e zi!

Publikuar më: 15:04 17-02-2016

Mijëra qytetarë kosovarë nën drejtimin e opozitës ashtu siç dhe kishin lajmëruar kanë nisur protestën në Prishtinë përballë godinës qeveritare. Me flamuj kombëtarë dhe kjo zgjedhje jo pa qëllim dhe parulla “Për shtet me sovranitet” e të tjera të ngjashme, ata kanë dënuar politikat e ndjekura nga qeveria e Kosovës. Protestuesit janë mbledhur për të kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë për krijimin e Asosacionit dhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Themeluesi i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dalë para protestuesve dhe ka thënë se kjo do të jetë pranverë e rilindjes së demokracisë e se kërkojnë që pavarësia të jetë e mbushur me sovranitet e zhvillim ekonomik, me eliminim të korrupsioni, duke filluar prej qeverisë.
Kurti theksoi se Zajednica ka vdekur, ka marrë fund, e do të merr fund edhe kjo qeveri. Lidhur me mbajtjen e flamujve kombëtar dhe jo atij shtetëror, Kurti tha se populli e di më së miri, cilin flamur ta mbajë.
Ndëra Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kanë kuorum të mjaftueshëm për ta rrëzuar Qeverinë. Ai tha se i thotë këto fjalë duke u bazuar në numrin e madh të protestuesve, që i janë bashkuar sot protestës.

Article Logic
Execution time: 0.0020010471343994