INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pavlefshmëria e zgjedhjeve në 11 bashki, KQZ rrëzon ankesën e Bindjes Demokratike

Pavlefshmëria e zgjedhjeve në 11 bashki, KQZ rrëzon ankesën e Bindjes Demokratike

Publikuar më: 18:14 10-07-2019

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzon kërkesën e Partisë Bindja Demokratike për shpalljen të pavlefshëm të rezultatit të zgjedhjeve në 11 bashki.

KQZ njofton se me 4 vota pro dhe një kundër janë lënë në fuqi vendimet e KZAZ-ve të këtyre bashkive, duke njohur kështu rezultatine votimeve dhe kandidatët e shpallur fitues.

Bindja Demokratike ka kërkuar shpalljen të pavlefshëm të rezultatit të zgjedhjeve në Bashkitë: Cërrik, Shijak, Lezhë, Bulqizë, Kukës e Tropojë, Klos, Tepelenë e Selenicë dhe Mallakastër e Gramsh.

 

VENDIMET E KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.32 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Cërrik”. KQZ me 4 vota pro dhe një kundër, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.
“Për për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.34 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Shijak”. KQZ me 4 vota pro dhe një kundër, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.
“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.35 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Lezhë”. KQZ me 4 vota pro dhe një kundër, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së.
“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.36 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Bulqizë”. KQZ me 4 vota pro dhe një kundër, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.
“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.37 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Kukës”. KQZ me 4 vota pro dhe një kundër, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.
“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.39 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Tropojë”. KQZ me 4 vota pro dhe një kundër, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.
“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.40 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Klos”. KQZ me 4 vota pro dhe një kundër, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.
“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.41 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Tepelenë”. KQZ me 4 vota pro dhe një kundër, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.
“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.42 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Selenicë”. KQZ me 4 vota pro dhe një kundër, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.
“Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.43 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Mallakastër”. KQZ me 4 vota pro dhe një kundër, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.
“Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.44 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Gramsh”. KQZ me 4 vota pro dhe një kundër, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.

Article Logic
Execution time: 0.0040171146392822