INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pavlopulos: “Suporti për Shqipërinë në respekt të së drejtave Europiane”

Pavlopulos: “Suporti për Shqipërinë në respekt të së drejtave Europiane”

Publikuar më: 09:48 09-02-2018

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë në takimin me homologun e tij gjeorgjan, Giorgi Margvelashvili.

“Mbështesim rrugën e mikes sonë, Shqipërisë, është shprehur Pavlopulos, por pretendimet e pabaza thotë ai, për “bashkëpunëtorët e vjetër me nazistët”, nuk favorizon miqësinë tonë dypalëshe”.

“Së fundmi mbështesim dhe rrugën e mikes sonë, Shqipërisë. Por dua të shtoj se kjo mbështetje do të bëhet në respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe asaj evropiane, duke mos lënë mënjanë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të drejtës së pronës.

Së fundmi, çështjet e ngritura nga udhëheqja shqiptare me pretendime të pabaza për “bashkëpunëtorët e vjetër me nazistët”, nuk favorizon miqësinë tonë dypalëshe, ashtu sikurse dhe në avancimin e vendit fqinj drejt rrugës evropiane”, ka deklaruar presidenti grek.

Article Logic
Execution time: 0.0041289329528809