INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pazar me çanta. Konsumatorët, të ndërgjegjshëm për dëmet nga qeset plasmasi [VIDEO]

Pazar me çanta. Konsumatorët, të ndërgjegjshëm për dëmet nga qeset plasmasi [VIDEO]

Publikuar më: 15:57 29-05-2018
Të gjithë i mbajnë mend çantat prej bezeje ose rrjetat me të cilat kryhej pazari vite më parë. Qeset plasmasi as që nuk njiheshin. Po vitet e fundit ato u zëvendësuan me ambalazhi plastik, pa ditur që disa produkte kur futen në to lëshojnë toksina të rrezikshme për shëndetin. E këtu e kemi fjalën kryesisht për bukën e nxehtë që kur paketohet në qese ka gjasa që të lëshojë helme. Por me shumë të ngjarë pas masave të marra nga Ministria e Mjedisit, qeset pas disa muaj nuk do ti shohim më.
In Tv pyeti për këtë nisëm konsumatorët dhe disa e kishin të qartë rrezikun që i kanoset mjedisit dhe shëndetit nga qeset. 
Zonjë shohim keni blerë bukën në qese plasmasi. E dini rrezikun?
’’Po e dimë’’ Përgjigjet banorja
 
Kamera jonë u has dhe me disa nostalgjikë të çantave prej bezeje, që pohuan se nuk kanë përdor kurrë qese dhe janë shumë dakort heqjen e qeseve nga përdorimi.
 
     1.’’Që nga rinia ne përdornim trastat, tani është mirë ti kthehen të gjithë’’
     2. ‘’Këto qese të varuara anës lumenjve..Më mirë trastat aty do arrijmë’’
     3. ‘’Me trasta është më higjenike’
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105