INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PBB në Shqipëri fuqizohet nga shpenzimet e të huajve! Ja sa...

PBB në Shqipëri fuqizohet nga shpenzimet e të huajve! Ja sa...

Publikuar më: 10:47 12-09-2018

The Independent ka publikuar të dhëna në lidhje me kontributin e të huajve në ekonomitë e vendeve, që ata vizitojnë duke saktësuar përqindjen e të ardhurave që vjen nga turizmi. Të huajt që kanë vizituar Shqipërinë kanë fuqizuar PBB. Rreth 14.8 % e PBB-së gjatë vitit të shkuar janë nga shpenzimet e turistëve të huaj.

Në Ballkan, peshën më të madhe të shpenzimeve të të huajve e ka Mali i Zi, duke bërë, që 21.8 % e PBB-së të këtij shteti t’i atribohet kontributit të të huajve pra parave, që ata kanë harxhuar. Më pas vjen Shqipëria. Ndërsa shumë më të ulët e ka Serbia dhe Maqedonia, të cilat nuk janë vende bregdetare për pasojë vizitohen nga më pak shtetas të huaj.
Parashikimet deri në fund të këtij vit për Shqipërinë nga Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit janë edhe më optimiste, pasi pritet, që kontributi i turizmit në PBB-në e të jetë 26.3%, pra gati dy herë më shumë se një vit më parë me afro 393.3 miliardë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0036242008209229