INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

PD: T'i ndërpritet mandati i Kryeprokurores Arta Markut[VIDEO]

Publikuar më: 10:38 27-02-2018

Kërkesa e Partisë Demokratike për ndryshimet Kushtetuese dhe shkarkimin e Kryeprokurores Arta Marku vijon diskutimin në Këshillin e Legjislacionit.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se duhet t'i ndërpresim mandatin Kryeprokurores dhe të kthehet Prokuroria e Përgjithshme në shinat e legjislacionit.
Oerd Bylykbashi:
“Kryeprokurorin e ri ta kalojmë në Vetting dhe ta zgjedhim me 3/5 e votave në Kuvend. Askush nuk e di nëse Kryeprokurorja aktuale e kalon Vettingun. Sapo KLP të ngrihet siç duhet, zgjedhim Kryeprokurorin e përkohshëm. Ky është një test për mazhorancën në qoftë se do drejtësi te pavarur”.
Ndërkohë nga ana e saj mazhoranca thotë se do të duhej 2 muaj e 54 ditë që ky ndryshim kushtetues të hynte në fuqi.
Alket Hyseni:
“Prokurori sipas kërkesës së PD i bie të zgjidhet në fund të korrikut, ndërkohë që opozita flet për ngërç që nuk ekziston. Propozimi është një strategji për të penguar reformën në drejtësi. Prokurori i përkohshëm u zgjodh në procedurë transparente dhe ligjore”.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496