INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: 93% e ilaçeve në QSUT të skaduara, mafia në veprim

PD: 93% e ilaçeve në QSUT të skaduara, mafia në veprim

Publikuar më: 12:50 02-11-2018

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia denoncoi sot rastin e ilaçeve të skaduara në farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas tij rreth 93 % e ilaçeve janë të skaduara, sepse Ogerta Manastirliu i shërben mafias së ilaçeve. Spahia pretendon se QSUT është përdorur si kosh plehrash për të pastruar depot e disa kompanive private, duke u kursyer qindra milionë lekë për asgjësimin e ilaçeve të skaduara.

“Pak kohë më parë, një investigim nga një media zbuloi se 15 tonë apo 93 % e ilaçeve në farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë të skaduara .Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT-ja sot e kësaj dite nuk kanë dhënë asnjë shpjegim:Nuk ka asnjë dyshim se përgjigjet e këtyre pyetjeve të çojnë të paktën tek 1 emër përgjegjës: Ogerta Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë, e cila, para kësaj detyre, ka qenë Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”është përgjegjësja kryesore për shndërrimin e QSUT-së në koshin e mbeturinave të ilaçeve të skaduara” u shpreh Spahia.

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832