INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD ai bën llogaritë çiftit Rama: Nuk justifikon shtëpinë 400 mln lekë në Surrel

PD ai bën llogaritë çiftit Rama: Nuk justifikon shtëpinë 400 mln lekë në Surrel

Publikuar më: 12:56 09-01-2019

Partia Demokratike ka publikuar disa të dhëna mbi të ardhurat e çiftit Rama, pas deklarimeve të kryeministrit se shtëpia e tij në Surrel është ndërtuar nga kursimet e bashkëshortes së tij, Linda Rama.

Deputetja Orjola Pampuri thotë se Rama ka gënjyer me deklarimet e tij, ndërsa shprehet se pasuria e çiftit nuk e justifikon koston prej 400 milionë lekë për ndërtimin e banesës në Surrel. “Në vitin 2011, përpara nisjes së ndërtimit të shtëpisë, Edi dhe Linda Rama kanë deklaruar se, të dy bashke, zotërojnë rreth 80 milionë lekë. Në vitin 2012, Edi Rama ndërton shtëpinë e tij në Surrel dhe, kur mori detyrën e kryeminisyrit një vit më vonë, deklaron se ka shpenzuar plot 400 milionë lekë për ndërtimin e saj, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet që kishte gjendje çifti Rama”, deklaroi deputetja demokrate, ndërsa shtoi se, “Sipas deklaratës së pasurisë që vetë kanë dorëzuar në 2013-ën, rezulton se, pasi kanë deklaruar shtëpinë 400 milionë lekë, pra, pasi kanë shpenzuar kursimet e jetës, 80 milionë lekë, Edi dhe Linda Rama jo vetëm nuk kanë deklaruar borxh, por pasuria e tyre është shtuar, duke deklaruar se kanë gjendje plot 92 milion lekë. Dokumentat zyrtarë faktojnë se të ardhurat e Edi Ramës më 2013-ën nuk e justifikojnë dot vlerën 400 milionë lekë të shtepisë superluksoze në Surrel”.

Rama_Linda_pasuria_e_deklaruar.jpg

(Tabela e përmbledhur nga PD)

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605