INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD akuza të forta drejtuesve të policisë për trafik droge. Ja emrat konkretë...

PD akuza të forta drejtuesve të policisë për trafik droge. Ja emrat konkretë...

Publikuar më: 13:38 10-08-2016

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka akuzuar me emra një pjesë drejtuesish të Policisë së Shtetit që sipas tij janë të lidhur me trafikun e drogës dhe që në fund “shpërblimin” e merr kreu i qeverisë, Rama.
Paloka sqaroi se dje bënë publike një pjesë të hartës së influencës me drejtuesit e policisë që menaxhojnë drogën, ndërsa sot po denoncojnë një pjesë tjetër referuar informacioneve të ardhura nga shërbimet e partnere.

Ja akuzat dhe lidhjet që raporton Paloka:
Drejtor i Policisë Tiranë, Ervin Hodaj sebashku me zëvendësin e tij, Ermal Muca, janë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike dhe vjeljen e 30 përqindëshit në zonat Peze, Preze, fshatrat mbrapa malit të Dajtit, Zallherr, në Kombinat me sera, deri në kufi me Durrësin dhe Kavajën.
Jeart Çela, Drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Menaxhon drogën në Novoselle, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaja, Zvernec, Trevllazer. Më tej në Risili – Llakatund – Trevllazer- Mekat – Kanine, dhe zona e trete eshte Vranisht – Llakatund_ Terbaq – Mesaplik – Gjorm – Brataj- Ramic – Sevaster. Vlen për tu theksuar se zona Armen- Kocul –Selenice – Pocem që lidhen me fshatrat e Tepelenes kontrollohet nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri.
Dora e Shullazit në Polici, Besmir Qebini, ka vënë në dispozicion të kanabisit magazinat doganore, duke qene zëvendësrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më parë kur ishte në polici, ishte i përfshirë në gjithë aktivitetet kriminale të Shullazit.
Afrim Tafa, në drejtorinë e Policisë Berat, sëbashku me shefin e komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me Shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha kanë nën përgjegjësi drogën në afërsi të Malit të Tomorrit nga krahu i Beratit ku janë mbjellë rreth 80.000 rrënjë kanabis, dhe krahu i Skraparit ku janë mbjellë rreth 100.000 rrënjë.
Drejtor i Policisë Qarku Dibër, Edmond Targaj, ka nën hyqëm 12 grupe kriminale nga tepelena vlora dhe dibra, që mbjellin e trafikojnë drogën. Zonat ku është përqendruar ky aktivitet janë fshati Vicisht me rreth 20.000 rrënjë bimë cannabis, fshati Muhurr me 15.000 rrënjë, fshati Qaf – Muhurr me 17.000 rrënjë dhe fshati Shupenzë, me rreth 50.000 rrënjë. Porosia është të mos pranohet asnjë ofertë më pak se 10 mijë rrënjë. Ndihmësi i Edmond Targajt në Dibër, është Robert Aga, i përfolur në cdo raport të shërbimeve partnere për rolin e tij kyc në trafikimin e drogës.
Fatmir Lleshi, në detyrën e tij si shef i Komisariatit 4 në Tiranë, në bashkëpunim me deputetë të PS-sënë Tiranë, u kujdesën për drogën në zonën e Tujanit, dhe në rrethinat e Dajtit. Me ndihmën e inspektorit të policisë Demaliaj dhe Alban Ahmetaj, menaxhohet dhe kanabisi i Shëngjergjit.
Erjon Ismailaj, shef i Komisaritatit të Policisë Krujë, i përfshirë drejpërdrejt në kultivimin e kanabisit, ku mendohet se janë rreth 75.000 rrënjë. Ky shef komisariati dorë e Shullazit dhe Tahirit ka keqtrajtuar dhe mbajtur peng disa ore inspektore të mjedisit që konstatuan arat me droge, dhe i kërcënuan me jetë nëse flasin.
Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braces. Ishte shef komisariati në Lushnje, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë.
Në ditët në vijim, do të bëjmë publike të tjera të dhëna për kontrollin e çdo pëllëmbë toke në vend të mbjellë me drogë nga Edi Rama, me drejtuesit e tij të policisë. Kështu e ka ngritur ai perandorinë e drogës në vend, që po mbyt ekonominë e ndershme dhe po shfrytëzon varfërinë e fshatarëve. Ky biznes gjigand kriminal, po rritet cdo ditë, për të siguruar miliona euro për Edi Ramën e oligarkinë e tij, para që Edi Rama planifikon ti përdorë në zgjedhje për të blerë votat.
Edi Rama i ka braktisur me kohë shqiptarët dhe interesat e tyre, ai e ka braktisur qeverisjen e vendit. Edi Rama po qeveris me krimin dhe vetëm për krimin. Droga dhe krimi nuk janë zgjedhja e shqiptarëve. Ekonomia dhe siguria e tyre po rrënohet përditë, prej drogës, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës. Shqiptarët e refuzojnë këtë sundim mafioz dhe do ta shporrin shumë shpejt. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën,” përfundoi Paloka.

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311