INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD e akuzon për pajisjen përgjuese sekrete, reagon Tahiri

PD e akuzon për pajisjen përgjuese sekrete, reagon Tahiri

Publikuar më: 14:10 15-05-2016

Pas akuzave për Balilin e arratisur, Partia Demokratike me anë të ish-ministrit të Brendshëm,tashmë ka lëshuar akuza të tjera për ministrin Tahiri, me pretendimin se ai po përdor pajisjen e përgjimit në mënyrë të jashtligshme për të përgjuar telefonatat e rivalëve të bandave të tij. Tahiri përgjon rivalët politikë të Edi Ramës, opozitën, gazetarë dhe ambasadorë të rëndësishëm.
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka tha se skandali thellohet pasi minsitri refuzon të dorëzojë pajisjen edhe pas kërkesës së organit të akuzës.

Nesër Komisionit të Sigurisë Kombëtare do t’i kërkohet zyrtarisht thërritja e Sajmir Tahirit, Haki Çakos si dhe Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të SHISH për të dëshmuar në një seancë dëgjimore të Komisionit të Sigurisë Kombëtare mbi këtë skandal politik që përveç tjerave kompromenton rëndë sigurinë kombëtare dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.”

Ministri Tahiri ka reaguar në rrjetin social Facebook menjëherë pas deklaratës së Nokës duke e falenderuar në mënyrë ironike faktin që PD nuk kursen as të djelën pë të keqen.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383