INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD akuzon Ramën se po rrit taksat e shqiptarve: Paratë shkojnë te miqtë...

PD akuzon Ramën se po rrit taksat e shqiptarve: Paratë shkojnë te miqtë...

Publikuar më: 10:36 02-09-2018

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po varfëron shqiptarët duke rritur taksat. Deputetja demokrate Dhurata Çupi në një deklaratë për mediet tha se paratë e shqiptarëve po shkojnë në xhepat e shokëve dhe miqve të kryeministrit. “OSSHE do të marrë direkt nga xhepat e shqiptarëve 4% të taksës së banesës. Mbledhja e taksës së banesës nga OSSHE, shkel rëndë autonominë e pushtetit vendor”, deklaroi ndër të tjera deputetja Çupi.
Dhurata Çupi
Edi Rama ka dy standarde në qeverisjen e vendit: Nga njëra anë rrit taksat për shqiptarët, duke i varfëruar gjithmonë e më shumë; Nga ana tjetër, buxhetin me taksa të rritura ia shpërndan krimit e trafikantëve shokë e miq të deputetëve. I shpërndan familjes së tij, si në rastin e baxhanakut Armand Frangu. Apo ia shpërndan miqve që e financojnë, si Agron Papuli, duke i pasuruar ata gjithnjë e më shumë. Këtë ka ndërmend të bëjë edhe me taksën më të re që u ka vënë shqiptarëve. Nga një anë u merr familjeve shqiptare paratë e taksës së rritur të shtëpisë dhe të ndërtesës së biznesit, nga ana tjetër do t’ia japë një pjesë të këtyre parave Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Dihet se ku i çon OSHEE-ja paratë e shqiptarëve: ia jep miqve trafikantë droge te qeveritarëve ose baxhanakut të kryeministrit. Sipas planit të Edi Ramës grabitja për qytetarët me taksën e ndërtesës do të jetë e dyfishtë. Njëherë me rritjen e pajustifikuar të taksës, pastaj me caktimin e OSHEE-së si mbledhëse e kësaj takse, duke e shpërblyer me 4 për qind të shumës së mbledhur nga taksat e rritura. Përveçse një dhunim flagrant i kompetencave të pushtetit vendor, vendimi pasuron arkën e OSHEE-së hajdute, duke i hequr nga xhepi një dorë parash shumicës dërrmuese të qytetarëve. Formula e Edi Ramës detyron që për një shtëpi me vlerë tregu 100 milionë lekë, qytetari të paguajë rreth 60 mijë lekë taksë ndërtese në vit. Për biznesin në qytet dhe fshat taksa është edhe më e lartë, ndërkohë që qeveria përjashton nga taksa hotelet me 5 yje. Nga rreth 80 milionë euro që parashikon të mbledhë nga taksa e rritur e ndërtesës, ne vit, Edi Rama synon që OSHEE të marrë 3.2 milionë euro. Qytetarët duhet ta dimë se kaq kushtojnë vetëm dy tenderat që kanë marrë javët e fundit baxhanaku i Edi Ramës dhe miku i Taulant Ballës. Shqiptarët nuk meritojnë një qeveri që u rrit taksat dhe i shpërndan paratë tek krimi, miqtë dhe familja. Së bashku, ne duhet të bëjmë gjithçka për të larguar një qeveri që po rrënon ekonominë e familjeve të zakonshme shqiptare!

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949