INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD ankimon në Kushtetuese ligjin për Kontrollin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë

PD ankimon në Kushtetuese ligjin për Kontrollin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Publikuar më: 15:17 21-12-2016

Partia Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Kontrollin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Këtë nismë PD e argumenton me faktin se se përzgjedhja e anëtarëve në këto dy organe të reja të sistemit të drejtësisë është antikushtetuese. Ligji për krijimin e KLGJ dhe KLP kaloi në Parlament pa votat e opozitës. Partia Demokratike ka ankimuar më herët në Gjykatën Kushtetuese, ligjin e Vettingut. Ankimimi i këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese bllokon sërish reformën në drejtësi, pasi këto struktura nuk mund të ngrihen pa marrë më parë një vendim gjykata për Vetingun e pa kaluar KLGJ dhe KLP.

Article Logic
Execution time: 0.0035488605499268