INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Arrestimi i djalit të deputetit, truk për të mashtruar opinionin publik

PD: Arrestimi i djalit të deputetit, truk për të mashtruar opinionin publik

Publikuar më: 15:47 30-09-2018

Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. PD e konsideron arrestimin e Rrajës, si një truk të Edi Ramës për të mashtruar opinionin publik duke i vënë kapak një skandali më të madh politik. Përfshirjes direkte të disa prej funksonarëve më të lartë të mazhorancës në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Ramës.
“Arrestimi i djalit të pushtetarit erdhi vetëm pas bërjes publik të rastit nga nënkomisar Emiljano Nuhu, duke provuar vërtetësinë e dëshmisë së tij. Por arrestimi i djalit të deputetit të Edi Ramës vetëm nën presionin e lartë publik, është i pamjaftueshëm dhe një truk për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik: përfshirjes direkte të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Edi Ramës”, deklaron PD.
“Arrestimi i djalit të deputetit të PS është një truk për të mashtruar opinionin publik, sepse në burg, bashkë me të, duhet të ishin shefat e komisariateve që, gjatë gjithë këtyre muajve, mbajtën anën e kriminelit dhe jo të vajzës së dhunuar apo të policit të kërcënuar”- reagon Partia Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0035881996154785