INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

PD bojkot zgjedhjeve nëse nuk bëhet votimi elektronik [video]

Publikuar më: 17:41 13-01-2017

Opozita nuk do të hyjë në zgjedhjet e Qershorit, nëse nuk bëhet votimi dhe numërimi elektronik i votave. Oerd Bylykbashi deklaroi se Partia Socialiste e vrau reformën zgjedhore, e se pa të nuk mund të mbahen zgjedhje.
Ky ka qënë paralajmërimi më i fortë i opozitës vetëm 5 muaj kur na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Por një tjetër argument kishte Taulant Balla, nga foltorja e kryesisë së kuvendit mbi qëndrimin e opozitës. Votoja e PD sipas tij është për hapin më të madh të mirëadiministrimit të procesit zgjedhor në Shqipëri, i cili është depolitizimi i komisioneve zgjedhore.
Ndërkohë më herët demokratët braktisën mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore pas 3 orë debat, për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Largimi i demokratëve erdhi pas rrëzimit të propozimit të opozitës nga shumica e majtë.
Ajo që ndau shumicën dhe opozitën ishte pikërisht çështja nëse OSBE-ODIHR duhet të japë mendim nëse mund të përdoret apo si duhet të përdoret teknologjia në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërkohë më herët ekspertët e reformës zgjedhore të atashuar pranë komisionit të posaçëm kanë hartuar 36 pika për të ndërhyrë në kodin zgjehdor mes te cilave listat e hapur porpozim i LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0041770935058594