Partia Demokratike hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Demokratët u rikthyen edhe njëherë në bulevard, por kësaj here jo për protestë, por për të nisur rrugën drejt 25 qershorit. Në podiumin e ngritur po flasin kandidatët për deputetë të PD-së në qarqe të ndryshme. Ajo që bie në sy ëshët fakti se kandidatët shprehen se me vizionin e Lulzim Bashës, PD do të shkojë në fitore.