Përfaqësuesit e LGBTI do të mbajnë marshimin në të njëjtën ditë me protestën e lajmëruar nga PD. Po ata thonë se janë marrë vesh me Bashën, që mos pengojnë njëri tjetrin dhe do të dalin në rrugë në orare të ndryshme.
Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi zhvilluan një takim me strukturat e larta të Partisë Demokratike për t’u koordinuar.
Basha ka garantuar organizatorët e paradës se nga ana e mbështetësve të opozitës nuk do të ketë asnjë incident apo kërcënim për mbarëvajtjen e sigurt të këtij aktiviteti dhe është rënë dakord që parada të zhvillohet në orën 10:00 ndërsa protesta e opozitës do të mbahet në orën 12:00.