INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD dhe LSI komentojnë raportin e OSBE/ODIHR: ''Zgjedhje të paligjshme, procesi një farsë''

PD dhe LSI komentojnë raportin e OSBE/ODIHR: ''Zgjedhje të paligjshme, procesi një farsë''

Publikuar më: 18:21 01-07-2019

Dy partitë më të mëdha opozitare në vend kanë reaguar pas raportit të prezantuar nga shefja e misionit të OSBE/ODIHR, e cila thoshte se qytetarët votuan nën presion nga të dyja partitë politike dhe se 30 qershori ofroi zgjedhje që fatkeqësisht nuk kishte alternative.

Për këtë fillimisht ka reaguar Oerd Bylykbashi nga selia e PD-së. Përmes një deklarate për mediat, Bylykbashi shprehet se dhe PD ndan të njëjtin mendim.

'Mosrespektimi i standarteve të zgjedhjeve ka detyruar opozitën të marr një vendim shumë të fortë për të mos futur në zgjedhjet e dekretuara në 30 qershor më pas të ç’dekretuara nga Presidenti i Republikës. Zgjedhjet më shumë se për këdo tjetër kanë rëndësi për zgjedhësit, këtë deklaroi sot ODIHR, këtë ka deklaruar edhe PD. Kjo është deklarata paraprake më e fortë që ka bërë OSBE-ODIHR, e cila ka bërë nul të gjitha përpjekjet e Edi Ramës. Opozita do ta vazhdojë të raportojë çdo shkelje që i është bërë çdo shqiptari përgjatë këtyre zgjedhjeve', tha ndër të tjera Bylykbashi.

Ndërkohë edhe nga LSI ka qenë Petrit Vasili ai që ka komentuar raportin e OSBE/ODIHR:

"Ne e vlerësojmë një raport të tillë dhe të gjitha faktet e paraqitura në të. Konstatimet ishin shumë të rënda dhe i jep një përgjigje shumë të qartë farsës elektorale dhe votimeve një partiake në Shqipëri. Konfirmohet qartë që zgjedhësit shqiptarë nuk patën mundësi reale për të zgjedhur dhe në një -pjesë të madhe u bë një garë pa kundështar. Ky është një konkluzion madhor që zgjedhjet qenë monopartiake. I jep përgjigje një herë dhe përgjithmonë paligjshmërisë së zgjedhjeve. OSBE/OHDIR përkundrejt marifeteve të KQZ dhe kapjes së zgjedhjeve, raporti i Ohdir thotë qartë, 'gjërat u bënë më komplekse pas dy dekreteve të Metës, për shkak të mungesës së gjykatës kushtetueese dhe të lartë'", tha Vasili.

 

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793