Partia Demokratike ka dorëzuar listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit.
Lista me 140 kandidatët për deputetë është dërguar pranë KQZ mëngjesin e sotëm.
Sot në orën 09:00 ishte afati i fundit, që i ishte lënë PD për të dorëzuar listën e plotësuar.
Në fakt lista përfundimtare dërgohet nga PD në KQZ tre ditë me vonesë nga afati fillestar i parashikuar nga marrëveshja Rama-Basha.
Tashmë me dorëzimin e listës, KQZ pritet që të mblidhet për ta shqyrtuar dhe miratuar.