INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Drejtues të policisë menaxherë të cannabis sattiva

PD: Drejtues të policisë menaxherë të cannabis sattiva

Publikuar më: 12:04 19-08-2016

Çdo ditë Partia Demokratike i ka kushtuar një komunikim publik implikimit të drejtuesve të Policisë së Shtetit në biznesin e cannabis sattiva, siç thonë ata. Edhe këtë të enjte selia blu listoj emra të tjerë nga radhët e policisë, të cilët sipas PD përfitojnë 30 % të bimëve narkotike. Duke ju referuar raporteve të shërbimeve inteligjente secrete, të partnerëve tanë ndërkombëtar, opozita bëri publike emrat e drejtuesve të policisë në rrethe që kanë përfituar nga ky aktivitet kriminal.
Deklarata e PD:
“Erjon Bici, shef i Komisariatit Devoll, i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës, ku është akuzuar në vitin 2015 në emisione investigative për parcela me kanabis në fshatin Miras, ku për secilën raportohet të ketë përfituar 30.000 €.
Robert Ibrahimi, shef i Komisariatit Ersekë, menaxhon parcelat me kanabis në këtë zonë.
Alfred Maksuti, Shef i Komisariatit Peqin. Vëllai i vet është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa aktivitetin kriminal e ka vazhduar vetë Maksuti.
Vojo Peçi, shef i Komisariatit Kuçovë, i implikuar në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Elton Alushi, Shef i Komisariatit nr.3, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, jep ndihmën e tij në trafikimin e drogës.
Sali Skura, shefi i Komisariatit nr.5. i implikuar në kultivimin e bimëve narkotike, gjobvënie ndaj biznesit të ndërtimit të vogël dhe të madh në ndërtim duke përdorur edhe Loard Sallakun shef-seksioni i krimeve.
Loard Sallaku, shef i Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Kamëz. Raportohet se ka marrë përsipër mbjelljen e menaxhimin e kanabisit në malesinë e Zall Herrit deri në kufi me Krujën.
Behar Caka, shef i Komisariatit Vlorë, i përfshirë në kultivimin edhe ruajtjen e kanabisit, dhe i përfshirë në cdo aktivitet dhe fushatë të Partisë Socialiste në këtë qytet.
Roven Zeka, shef Rendi i Komisariatit nr.2, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, i përfshirë në kultivimin e kanabisit së bashku me ish Shefin e Komisariatit nr. 2, Ilir Proda.
Gazmend Shehu, shef i Komisariatit të Policisë Sarandë, i lidhur drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike në rrugët detare në bashkëpunim me miqtë e tij më të ngushtë, balilajt, tek të cilët më parë ishte i punësuar si drejtues teknik i biznesit të tyre.
Oltion Bistri, shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, i lidhur me bandën e gjobvënësve dhe vrasësve me pagesë, si Meart e Ilir Berberi. Mbulon dhe ndan fitimet e drogës në këtë zone”.

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338