Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të opozitës se ai dhe trafikanti i arrestuar Edmond Bego kanë lidhje me njëri-tjetrin. Akuzave të opozitës, Balla iu përgjigj me nje ftesë në Gjykatë, ku sipas tij do të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet.
“Partia Babalokratike filloi sot teatrin komik “Babale 3”.
Madje dy zëvëndësat e Lulzim Bashës bënë dhe prezantimin e skenarit.
Meqenëse më drejtuan mua pyetje dy zëvendësat e Lulzimit, unë kam dëshirë që betejën ta bëj përsëri me Kryebabale Lulzim Basha.
Ngrini akuza, lërini pyetjet! Duhen për në Gjykatë përsëri. Le të na gjykojë në fund publiku. Siç do na gjykojë në Shtator për “Babale 1”, e më pas edhe për “Babale 2” etj”, shkruan ai.