INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD e LSI në një mendje, qeveri teknike dhe zgjedhje

PD e LSI në një mendje, qeveri teknike dhe zgjedhje

Publikuar më: 09:48 18-07-2016

Partia Demokratike ka të njëjtin qëndrim me Lëvizjen Socialiste për Integrim, mbi atë çka po ndodh me reformën në drejtësi por dhe për situatën politike në vend. Qeveri teknike, e artikuluar për herë të parë nga radhët e maxhorancës nga Ilir Meta, është mbështetur dhe nga Lulzim Basha. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat kreu i demokratëve tha:
Lulzim Basha:
“Partia Demokratike dhe unë e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmëri për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe për stopimin e krizës së gjithanshme të vendit. Nga kjo pikpamje në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës mirëpres qëndrimin e djeshëm të kryetarit të LSI Ilir Meta për krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të lira në vend.
Për kreun e opozitës, fakti që një parti qeveritare i bashkohet në mënyrën dhe autonominë e vet opsionit të opozitës tregon qartë se kjo është rruga e vetme për vendin.
Lulzim Basha thotë se sot jemi më afër se kurrë finalizimit të marrëveshjes për reformën në drejtësi, ndërsa shpreh gadishmërinë e tij për tu ulur në tryezën e propozuar nga Ilir Meta.
Lulzim Basha:
“Nga ana tjetër, mbështesim dhe mirëpresim propozimin e Metës për një dialog shumëpalësh. Gjithpërfshirja ka zgjidhje. PD është e gatshme të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias”.
Për kreun e opozitës zgjidhja e çështjes së reformës në drejtësi është e mundshme dhe duhet të arrihet patjetër me kontributin e të gjithëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713