INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: E paprecedentë të hetohet presidenti, hetuesit e Metës janë për në burg

PD: E paprecedentë të hetohet presidenti, hetuesit e Metës janë për në burg

Publikuar më: 16:03 15-07-2019

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata në një konferencë për mediat tha se është e paprecendentë që të hetohet presidenti i Republikës për një dekret, që ai e quajti demokratik.

Gjata u shpreh se aktorët kryesorë të Komisionit Hetimor për të shkarkuar kreun e shtetit Meta janë personazhë të njohur për lidhjet me krimin.

Ai hodhi akuza ndaj kreut të Komisionit Hetimor Ulsi Manja, duke thënë se është pjesë e përgjimeve në Dibër dhe se ka marrë pjesë aktive në shit-blerje të votës e duhej të ishte sot në burg e jo të hetonte.

“Kush janë personat që do hetojnë presidentin Meta? Ilir Ndraxhi është krahu politik i bandës së Abdulajve, të cilët Abdylajt e kishin vënë në listë. Ky person i vendosur nga kjo bandë do të vendosë për shkarkim të presidentit. Ulsi Manja i dosjes 184 do të hetojë, ku mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës, me shefa komisariatësh e lloj lloj të tillë të organizuar në krim për te vjedhur vota. Ky njeri do të vendosë?Ulsi Manja do hetojë presidentin nëse ka shkelur ligjin apo jo, ndërsa Manjën kush e heton? Nuk mund të jetë hetues Manja, ai duhet të ishte në burg”, tha Gjata.

Për Gjatën, presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka bërë asnjë lloj shkelje dhe nuk duhet të hetohet.

Article Logic
Execution time: 0.0026001930236816