INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD e PS afër kompromisit, pritet votimi i reformës në drejtësi

PD e PS afër kompromisit, pritet votimi i reformës në drejtësi

Publikuar më: 15:20 11-07-2016

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë shumë pranë arritjes së konsensusit për reformën në drejtësi. Propozimi i Viktoria Nulad duket se ka arritur të bashkojë palët me njëra tjetrën. Burime të In TV thanë se maxhoranca dhe opozita e kanë mriëpritur propozimin e Nuland, ndërsa palët po shkojnë drejt miratimit të reformës në drejtësi.  
Kjo ka qënë dhe çështja kryesore e diskutimeve të mbledhejs së grupit kuvendor socialist. Menjëherë pas mbledhjes me dyert të mbyllura, Kryeministri Edi Rama ka pranuar se propozimi i ri i ardhur nga Nuland bazohet në kërkesën e Partisë Demokratike për procesin e vetingut. Duke folur nga selia e PS-së, pas mbledhjes së grupit parlamentar, Rama theksoi se vija e kuqe nuk ishte vendosur nga peneli i tij, por nga SHBA dhe BE, ndërsa shprehur bindjen se thelbi i reformës nuk do të ndryshojë.
Edi Rama:
“Dua të them vetëm kaq se kjo është një reformë historike dhe me rëndësi strategjike për vendin tonë. Unë ju siguroj që i njoh shumë mirë ngjyrat. Vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im por që është përcaktuar nga BE dhe SHBA dhe ka në thelbin e vetë procesin e vetingut. Për ne nuk ka qenë asnjëherë problemi se si Kuvendi do të votojë për kandidaturat që do i vijnë, pasi kemi lëshuar 2/3, por kemi rëndë dakord për çdo qasje që garanton pjesëmarrjjen e opozitë. Thelbi është jo se kush do të mbushë me ujë shishet, por sa i pastër do të jetë burimi nga vjen uji, që do të thotë se si filtri i kandidaturave që do i vijnë parlamentit do të jetë i sigurtë. PS dhe shumica qeverisësë do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE, dhe të jeni të sigurtë që ata nuk bëjnë asgjë që cënon thelbin e kësaj reforme dhe formula e propozuar akomodon plotësisht një kërkesë të përsëritur të PD. Nuk e kuptoj pse PD nuk është lumtur dhe të vijë e të thotë Po”.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268