INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD feston 27 vjetorin e themelimit të saj, deputeti Agron Shehaj bën këtë urim të veçantë

PD feston 27 vjetorin e themelimit të saj, deputeti Agron Shehaj bën këtë urim të veçantë

Publikuar më: 21:46 11-12-2017

Partia Demokratike festoi sot 27 vjetorin e krijimit, në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Krahas shumë urimeve, një mesazh në këtë ditë të veçantë për demokratët ka dhënë edhe deputeteti i ri i Kuvendit, Agron Shehaj. Deputeti i PD-së për qarkun Vlorë me anë të një postimi në Facebook ka uruar të gjithë demokratët për 27 vjetorin si dhe ka ngritur në piedestal vlerat e partisë të së cilës ai bën pjesë.

Ja mesazhi i Agron Shehaj:
Në 27 vjet pluralizëm Partia Demokratike është ngritur e ka rënë. Por në çdo sfidë një gjë e ka ruajtur. Kur ka rënë, nuk ka marrë nën vete vlerat; dhe kur është ngritur, nuk i ka harruar ato.
Edhe sot në opozitë, si përherë në jetën e vet politike, është në anën e duhur, mbrojtëse e vlerave njerëzore, shqiptare e euroatlantike.
Të jesh demokrat sot nuk është e lehtë. Aq më pak të jesh anëtar dhe mbështetës i thjeshtë. Për faktin se antivlerat ka zënë vendin e vlerave.
Demokratët e dinë se themelet e ndërtuar mbi vlerat, mbi parimet dhe idetë qëndrojnë.
Janë të sigurt se mbi to mund të ndërtosh rikthimin, alternativën, shpresën, besimin dhe triumfin politik.
Kjo siguri i mblodhi sonte, të shumtë dhe besimplotë, në 27 vjetorin e partisë.
Gëzuar festën demokratë! Gëzuar festën PD!

Article Logic
Execution time: 0.0036008358001709