Kandidati i PD, Isa Sakja do të jetë Kreu i Bashkisë së Kavajës. Ai ka korrur një fitore të brishte me rreth 28 vota më shumë, se kandidati i Partisë Socialiste, Dorian Murati.
Dy kandidatët, Sakja dhe Murati, ndoqën së bashku procesin e numërimit, në pesë kutitë e fundit dhe në përfundim shtrënguan duart me njëri-tjetrin.
Këto ishin zgjedhje të parakohëshme në Kavajë, për shkak të heqjes së mandatit të kryetarit të mëparshëm Elvis Roshit, nga ana e KQZ-së, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.