INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koço Kokëdhima nga sot pa mandat

Koço Kokëdhima nga sot pa mandat

Publikuar më: 11:42 09-05-2016

Deputetit të majtë, Koço Kokëdhimës, Gjykata Kushetuese ka vendosur t'i heqë mandatin e deputetit. Mësohet se vendimi është marrë pak minuta më parë.
Parlamenti fillimisht nuk e votoi dërgimin e mandatit të tij në kushtetuese. Por më pas opozita e ankimoi në Gjykatë dhe Kushtetuesja detyroi kuvendin të dorëzonte kërkesën për papajtueshmërinë ose jo të mandatit të Kokëdhimës.
Historia ka nisur prej më shumë se një vit më parë, kur opozita e akuzoi Kokëdhimën se ka marrë para publike në të paktën 150 raste për një nga kompanitë e tij, nga moment që është bërë deputet.

Ky është rasti i dytë kur për fatin e mandatit të një deputeti vendos Gjykata Kushtetues, pasi në vitin 2011 i është hequr mandatit dhe deputetit të Partisë Socialiste, në atë kohë Ilir Beqaj, aktualisht Ministër i Shëndetësisë.
Historia është e ngjashme. Edhe Beqajn deputetin e Shkodrës, PD e paditi rreth 6 vjet më parë në Gjykatë duke e akuzuar se kishte shkelur ligjin dhe Kushtetutën, duke përfituar fonde publike dhe pikërisht 24 milionë lekë nga Bashkia Durrës, në kohën që ishte deputet.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713