INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD gati paketën lehtësuese për bizneset

PD gati paketën lehtësuese për bizneset

Publikuar më: 11:25 12-07-2016

Jemi një vit nga zgjedhjet e përgjithshme por Partia Demokratike e ka gati platformën e saj për taksat. Në një takim me bisneset private, lideri i opozitës Lulzim Basha tha se përvec taksës së sheshtë 9% dhe uljes së taksave, për industrinë e prodhimit Partia Demokratike do të ketë një paketë të veçantë lehtësuese që do të përfshijë uljen e çmimit të energjisë, naftës, si dhe lehtësira në lidhje me TVSH për lëndën e parë. Iznesmenët thonë se situate ekonomike e tyre është e rënduar, ndaj kërkojnë lehtësim të kushteve të  taksave nga qeveria.
Lulzim Basha:
“Për biznesin në tërësi ne kemi një paketë taksash, taksë e sheshtë 9%, kontributi shoqëror 18%. Por për prodhimin në veçanti na duhet një  paketë e veçantë që të ulë koston e prodhimit, që ka të bëjë me energjinë elektrike, me çmimin e naftës, ka të bëjë me TVSH-në për lëndën e parë dhe me aspekte të tjera që ne po i diskutojmë.
Nuk është vetëm taksa 9% pjesë e paketës lëhtësuese të opozitës. Lideri i demokratëve Basha tha se pjesë e kësaj pakete janë dhe cmmi i energjisë dhe ai i naftës.
Lulzim Basha:
“Pjesa e paketës lehtësuese për prodhimin fillon me çmimin e energjisë, çmimin e naftës me TVSH-në për lëndën e parë.
Sipërmarrësi:
Këto janë kryesoret për ekonominë.
Basha:
Ne duam vetëm një gjë, që të transferohet një pjesë e taksës që do ta ulim  tek rritja e rrogave për punonjësit”.
Kreu i opozitës theksoi se përmes politikës së taksave të ulëta, përmirësimit të klimës së biznesit, reduktimit të burokracisë dhe uljes së kostos së prodhimit synohet rritje e investimeve vendase dhe të huaja, rritje e numrit të të punësuarve dhe rritje pagash.

Article Logic
Execution time: 0.0035321712493896