INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Gjithë shtypi botëror flet për Ramën, bleu me 80 mijë dollar foton me Obamën

PD: Gjithë shtypi botëror flet për Ramën, bleu me 80 mijë dollar foton me Obamën

Publikuar më: 11:33 06-07-2016

Hapësira që shtypi botëror i ka dhënë përfshirjes së Kryeministrit Edi Rama në donacionet e 80 mijë dollarëve për kandiatin për president të SHBA në 2012 është një mundësi e mirë për opozitën për të vijuar akuzat ndaj shefit të qeverisë. Demokratët nuk mjaftohen me kallëzimin penal të dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kanë evidentuar 3 akuzan ndaj Edi Ramës.
Edi Paloka:
“Mbarë globi e di sot dhe tregon me gisht Edi Ramën, pasi mediat më prestigjioze ndërkombëtare kanë raportuar për krimin federal që po hetohet nga FBI, krim i investuar nga shefi i rilindjes. Krimi është i rëndë dhe mediat më prestigjioze botërore flasin për të, dhe nuk janë si ato media që i kap, i lëshon, u mbyll gojën dhe i drejton vetë Edi Rama”.
Për demokratët akuzat e kryeministrit se mediat që kanë publikuar këtë lajm janë të “blera” nga opozita ka një arsye të fortë.
Edi Paloka;
“Nuk është nga ato skandale që Rama mendon se do ta kalojë duke sulmuar opozitën, apo duke sulmuar Washington Post, Reuters, Associated Press, Zëri i Amerikën, The guardian, e Daily Mail, si të blera nga ne. Ai ka zgjedhur të mos japë asnjë shpjegim, të heshtë, dhe të reagojë me zyrën e propagandës duke sulmuar mediat ndërkombëtare. Kjo është zgjedhja e një fajtori. E një njeriu të kapur në krim”.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164