INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD i publikoi dosjen e dënimit të vëllait, reagon për herë të parë ministri Xhafaj: Ngjarja ka ndodhur më...

PD i publikoi dosjen e dënimit të vëllait, reagon për herë të parë ministri Xhafaj: Ngjarja ka ndodhur më...

Publikuar më: 18:54 09-05-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar pas akuzave të PD-së, se vëllai i tij është dënuar në vitin 2012 me 7.2 vite burg për prostitucion. Xhafaj tha se kjo në fakt është një histori e vjetër dhe PD e ka pasur mundësinë ta arrestojë vëllain e tij, kur ka qenë në pushtet.

Sipas Ministrit kjo ndodhi e vitit të largët 2002 nuk e përlyen qeverinë e sotme, ashtu siç edhe është qëllimi i opozitës.

Ja deklarata e tij e plotë:

Sot Partia Demokratike paketoi mediatikisht si zbulim të ri një çështje të ndodhur në vitin 2002, e cila ka më shumë se 15 vjet që e sjell dhe e risjellë në vëmendje të publikut këtë çështje!! Dhe kjo ndodh sa herë që kundërshtarëve politike u duhet të luftojnë me baltë, çka nuk luftojnë dot me argumenta në punën time, si dje gjatë reformës në drejtësi ashtu edhe sot si Ministër i Brendshëm.

Vendimi i gjykatës italiane, lehtësisht i gjendshëm edhe online, i ditur dhe i njohur prej vitesh prej tyre dhe prej kujtdo tjetër të interesuar, shqiptar apo partner ndërkombëtar, i publikuar dhe i stërpublikuar në mediat prane tyre, ka ridalë sot si e vetmja armë kundërshtie mesa duket ndaj meje, sot si Ministër i Brendshëm.

Dhe mesa duket unë nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse të ripërsëris veten në lidhje me riprezantimin e kësaj akuze.

Duket e thjeshtë, por akoma unë nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi i personalitetit tim si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo akoma më shumë se çfarë ka bërë para 15 vitesh im vëlla. Ndërkohë që nuk kam se si të kuptoj çfarë kërkohet sot tjetër përveç baltosjes sime, nëse në raport me këtë çështje as kam pasur e as kam asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të.

Kjo është një çështje e zhvilluar në Itali, në kohën kur këta që sot e rizbuluan ishin në pushtet, dhe asnjëherë në asnjë rast, as qeveria e tyre, as Qeveria tjetër më pas dhe as kjo Qeveri nuk janë kontaktuar as shkresërisht, as informalisht nga autoritetet e një vendi tjetër për të kërkuar çfarëdoqoftë për këtë çështje.

Nuk kam se çfarë t’i shtoj më shumë atyre çfarë unë kam thënë publikisht në lidhje me këto akuza se sa unë kam thënë në 2002, 2005, 2010, 2016 dhe 2017.

Gjithkush i interesuar gjen në këto deklarime qëndrimin tim koherent në lidhje me këtë çështje.

Historia e tim vëllai, e lidhur me një ngjarje të vitit 2002, kur ai ishte një 25-vjeçar i gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerzëve të gabuar, nuk e implikon as dje dhe as sot qeverinë ku unë bëj pjesë. Ajo ka qënë e mbetet një histori e tij personale dhe vetëm e tij.

Cilido në këtë vend, përfshi dhe mua apo familjarët e mi nuk është mbi ligjin.

Por ajo çfarë është më e rëndësishme është fakti se kjo qeveri nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt. As mua! Këtu jam dhe do jem, një qytetar i vendit tim që kurrë nuk ka shkelur e nuk do të shkelë ligjin, as për llogarinë time dhe as për llogarinë e të afërmve apo të njohurve të mi. Të tjerat janë politikë e llojit më të ulët dhe nuk janë puna ime.

Faleminderit!

Le të plasin! Eugent Bushpepa “tërbon” grekët, serbët dhe maqedonasit, shihni çfarë shkruajnë për të [FOTO]

Shqipëria arriti të kualifikohet në finalen e Eurovision falë performancës së shkëlqyer të Eugent Bushpepës, por të njëjtin fat nuk e patën fqinjët tanë, Greqia dhe Maqedonia.

Gjithsesi, shumë fansa të Eurovision në këto shtete kanë përzgjedhur këngën e Bushpepës si të preferuarën e tyre në këtë edicion. Me dhjetëra komente janë bërë në videon e publikuar nga Eurovision të performancës së Bushpepës në gjysmëfinale, nga grekët, maqedonasit dhe serbët.

Të gjitha komentet në ‘Youtube’ janë pozitive dhe vlerësohet zëri i këngëtarit shqiptar.

Nuk kanë munguar rastet në rrjetet sociale ku qytetarë të ndryshëm të ktyre shteteve janë shprehur kundër kualifikimit të Shqipërisë, në përgjithësi grekët.

Mediat greke e kanë trajtuar me kujdes këtë pjesë, por komentet në rrjetet sociale ishin nga më të ndryshmet, duke shprehur mllef e pakënaqësi.

Disa prej tyre duken vërtetë të habitur, më shumë me faktin se përse kaloi Shqipëria dhe jo Greqia, sesa vetëm me moskualifikimin në finale të këngëtares së tyre, Yianna Terzi.

Më poshtë janë vetëm disa nga komentet e bërë në rrjetet sociale:

“Te kualifikohet Shqiperia dhe jo ne greket, çfare tjeter do te degjojme akoma, kishin edhe këngëtarë me mikrofone ne Shqipëri përveç hajdutëve, te pagdhendurve dhe të pashkolleve?!

Article Logic
Execution time: 0.0038681030273438