Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor për represion ndaj shqiptarëve kupolën e Policisë së Shtetit.
Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri doli sot në një konferencë për shtyp nga selia blu, aty ku dënoi deklaratat e bëra nga kryeministri Rama në krah të Policisë së Shtetit.
Sipas tij, Ramës nuk i intereson vota e qytetarëve dhe sot tregoi se rri në pushtet falë mjetit të tij të presionit, duke iu referuar kështu policisë. Strazimiri shkoi më tej dhe përmendi me emra shefat e policisë që sipas tij “ju kanë siguruar mbrojtje kriminelëve që më pas t’i përdornin për të vjelë vota”.
Më poshtë emrat e akuzuar nga PD:
1.Gjovalin Loka (Shkolla e Sigurimi)
2.Niko Brahimaj (Shkolla e Sigurimit)
3.Artan Bajraktari (Shkolla e Sigurimit)
4.Rebani Jaupi (Shkolla e Sigurimit)
5.Xhevahir Çeloaliaj (Shkolla e Sigurimit)
6.Hasan Ahmetaj
7. Skender Kalemi (Shkolla e Sigurimit)
8.Edomnd Tarkaj (Shkolla e Sigurimi)
9. Albert Dervishi (Shkolla e Sigurimi)
10.Neritan Nallbati
11.Sali Skura (Shkolla e Sigurimit)
12. Arben Keshi (Shkolla e Sigurimit)
13. Robert Aga
14. Boge Bodini (Shkolla e Sigurimit)
15. Sokol Çela
16. Ilir Musta (Shkolla e Sigurimi)