INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD, ja platforma e aksionit opozitar

PD, ja platforma e aksionit opozitar

Publikuar më: 08:46 31-08-2017

Teksa Qeveria Rama 2 pritet të dekretohet, opozita kanë nisur lëvizjet për hartimin e një platforme, e cila do të diktojë aksionin e saj politik në fillim të legjislaturës së re.
Reforma zgjedhore, do të jetë pika kyçe kryesore e Partisë Demokratike gjatë kësaj legjislature parlamentare.
Partia kryesore në opozitë do të kërkojë dhe dekriminalizimin e politikës dhe administratës, duke kërkuar edhe amendimit të ligjit të dekriminalizimit. Rikthimi i çështjeve të nxehta, të cilat opozita i konsideron si afera korruptive, do të jenë pjesë e agjendës politike të Partisë Demokratike..
Kultivimi dhe trafikimi i bimëve narkotike do të jetë sërish pjesë e rëndësishme e aksionit të opozitës, e cila pretendon se paratë e drogës janë përdorur për të deformuar zgjedhjet.

Disa nga piketat e aksionit politik të PD:
Dekomunistizimi i qeverisë, parlamentit dhe administratës.
Dekriminalizimi i politikës dhe administratës.
Lëvizjet në administratë për shkak të ristrukturimit të strukturave qeverisëse
Denoncimi i blerjes se votës.
Ngulmimi për një reforme të thellë zgjedhore.
Numërim dhe votim elektronik.
Votim i detyrueshëm në zgjedhje.
Ndryshimi i numrit të deputetëve.
Në fokus korrupsioni kapilar në çdo ind të qeverisjes e administratës.
Rikthimi i çështjeve të nxehta të abuzimeve.
Dështimi gjysmë-reformave të qeverisë ‘Rama 1’.
Ndarje e re territoriale, ndryshimi i numrit të bashkive para zgjedhjeve lokale.
Në fokus kultivimi dhe trafikimi i bimëve narkotike.
Çështja e azilkërkuesve.

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709